Ka përfunduar pjesa e parë në Shkup ndërmjet kampionit të Kosovës Dritës dhe skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Sileks.
Pjesa e parë e ndeshjes së rëndësishme për raundin e dytë të Ligës së Evropës, u dominua nga skuadra nga Gjilani.
Drita është skuadra e vetme kosovare që është ende pjesë e garave evropiane.
Në rast të kalimit të turit, atëherë Drita bëhet skuadra e parë kosovare që ka arritur në raundin e tretë të Ligës së Evropës.