Kombëtarja e Kosovës sonte do ta zhvillojë ndeshjen kundër Greqisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, që do të jetë e dyta pas asaj me Moldavinë, shkruan VAR Kosova.
Mos lejimi i tifozëve në stadiume ka bërë që interesimi për ta parë ndeshjen para ekraneve televizive është bërë edhe më i madh.
Ndeshjen e sotme të “Dardanëve” do ta transmetojnë dy televizione.
Radio Televizioni i Kosovës dhe Digitalb SuperSport Kosova, do të bëjnë transmetimin e ndeshjes së Kosovës ndaj helenëve.
Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova e nisi edicionin e dytë të Ligës së Kombeve me barazim në udhëtim ndaj Moldavisë me rezultat 1:1, e po ashtu edhe Greqi barazoi pa gola me Slloveninë në udhëtim.
Pa dyshim që ish kampioni evropian është favoritë për këtë ndeshje, duke parë edhe mungesat që ka Kosova.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes në konferencë për shtyp ka deklaruar se kualifikimi në Kupën e Botës nëpërmjet Ligës së Kombeve do të jetë e vështirë për Kosovën, por do të tentojnë deri në fund. /VAR Kosova/