Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga gazetari i njohur i “Sky Sports”, Fabrizio Romano, thuhet se Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën.


Sulmuesi i Olympique Lyon do t’i bashkohet Barcelonës këtë javë, pasi marrëveshja mes tyre është finalizuar, shkruan “VAR Kosova”.

Pas kontakteve disa ditë më parë, Depay është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi nga “Camp Nou”.

Barcelona po ashtu është në negociata me menaxherët e Gini Winjaldum, por ende nuk ka paraqitur ofertë tek Liverpool.

Ndoshta këto transferime te Barça po ndodhin, pasi Koeman është Holandez, njëjtë si futbollistët në fjalë.