Bibiana Steinhaus është gjyqtarja e parë grua në Gjermani, por ajo gjithmonë ka thënë ‘se kjo nuk është një gjë e madhe’.

Ajo sot u nderua nga udhëheqësit e botës së futbollit në Gjermani.

Steihnhaus u caktua që të ndajë drejtësinë në finalen e Superkupës së Gjermanisë, ndërmjet kampionit të Europës Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit për të si gjyqtare e futbollit.

Ndeshja e parë në Bundesliga që ka drejtuar, ka qenë ajo e vitit 2017 ndërmjet Hertha Berlin and Werder Bremen.

41-vjeçarja është police dhe gjyqtare e futbollit.