Tom dhe Jerry, që të dy kanë dhuruar shfaqje në shtëpinë e legjenda e Romës, Francesco Totti.

Një mi dhe macja e gruas së tij, i kanë nxjerrë punë kapitenit legjendar.

Gruaja e tij, Ilary Blasi ka xhiruar tërë ndodhin dhe e hodhi në rrjetet sociale, duke thënë me shaka se regjisori i saj ishte i famshmi Quentin Tarantino.

 Një mi u fut brenda në shtëpinë e familjes Totti dhe u zbulua nga macja pa qime e Blasit, Paola, qëllimi i së cilës u duk të ishte loja me të dhe jo ngrënia e tij.

Totti iu bashkua maces në ndjekjen e miut, me fshesë në dorë, dhe u ndihmua kohë pas kohe edhe nga i biri, Christian. Megjithatë, familja Totti nuk e zuri miun.

IMG_2116 from Pagine Sì! S.p.a. on Vimeo.