Moldavia dhe Kosova do të përballen në Itali në kuadër të Nations League.

Para ndeshjes në Ennio Tardini të Parmas, trajneri i Moldavisë ka folur për kualitetet që ka Kosova.

Endin Firat është i vetëdijshëm se Kosova ka një skuadër më të mirë se ajo që drejton ai.

“Kosova është një ekip shumë i fortë dhe për atë arsye nuk do të jetë e lehtë për ne. Duhet të gjejmë një mënyrë për të ndaluar sulmin e Kosovës që shumë i shpejtë dhe efikas”, tha ai.

“Unë e shoh këtë ndeshje më shumë si një provë të mirë për lojtarët e rinj dhe sistemin tonë të lojës kundër kundërshtarëve. Do të veçoja Zenelin, Rashicen, Nuhiun, pastaj Celina dhe Berisha”, tha Firat./VAR Kosova/