Gjithçka përfundojë në 45 minutat e parë të ndeshjes sa i përket sfidës Legia Varshavës dhe Dritës nga Gjilani.
Skuadra vendase shënoi dy gola në pjesë të parë, për të mposhtur kampionen në fuqi të Kosovës.
Drita u gjunjëzua në minutën e 24-të nga Pawel Wszolek, kurse goli i dytë erdhi në minutën e 43-të nga Tomas Pekhart.
Me këtë humbje, Drita që ishte skuadra e vetme kosovare në garat europiane, do t’i kthehet ndeshjeve të Superligës dhe të luftojë për ta mbrojtur titullin.