Një skemë e çuditshme në futboll ka ndodhur në ligën e tretë të futbollit në Poloni.
Gjatë një ekzekutimi të një gjuajte të lirë, portieri nuk ka qëndruar në pozicionin e zakonshëm në portë, por ai ishte zhvendosur aty ku zakonisht rri muri prej 4-5 lojtarëve që tentojnë të bllokojnë goditjen.
Ndërsa, në portën ku do duhej të ishte i vendosur portieri, ishin vendosur katër lojtarët e gjatë të ekipit.
Futbollisti që ekzekutoi goditjen nuk arriti të shënoj për shkak se njëri nga futbollistët devijoi topin me kokë.
Kjo skemë nuk është parë asnjëherë në futboll deri më tani.