Kanë përfunduar 45 minuta e para të ndeshjes ndërmjet Legia Varshavës dhe Dritës së Gjilanit.
Skuadra polake ka shkuar në dhomat e zhveshjes me dy gola epërsi.
Fillimisht shënoi Wszolek në minutën e 24-të, pastaj erdhi edhe goli i dytë në fund të pjesës së parë.
Pekhart ishte realizatori i golit të dytë në minutën e 42-të.
Kjo ndeshje që po luhet në Varshavë të Polonisë, është e vlefshme për rrethin e tretë eliminator të Ligës së Evropës.