Aq i bukur ishte goli i francezit Paul Pogba, saqë do të ishte mëkat nëse do të shënonte edhe dikush tjetër pas tij.

Pikërisht gjuajta e lirë e shënuar nga Pogba, vulosi fitoren e Manchester United kundër Brighton.

Francezi shënoi në minutën e 80-të të ndeshjes nga gjuajta e lirë.

Kurse golin e parë në ndeshje e shënoi Scott McTominay në minutën e 44-të.

Për epërsinë 0-2 u përkujdes spanjolli Juan Mata në minutën e 73-të, pas asistimit të van de Beek.

Ndeshja e vlefshme për Carabao Cup, përfundojë me rezultat 0-3 për mysafirët.