Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të barazojë rezultatin kundër Moldavisë, raporton VAR Kosova.

Golin e barazimit e ka shënuar mbrojtësin Benjamin Kololli, i cili shënoi për rezultatin 1:1.

Ai realizoi golin në minutën e 71-të të ndeshjes, pas disa kombinimeve të mira nga futbollistët “Dardanë”.

Kolollin e asistoi mesfushori Valon Berisha.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Itali, e vlefshme për Grupi 3 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova është në grup me Moldavinë, Slloveninë dhe Greqinë. /VARKosova/