Kombëtarja e Greqisë u tregua më e fortë sonte ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Grekët u treguna më të zot në këtë takim, përkundër që Bernard Berisha ngushtoi epërsinë e Kosovës, takimi u vulos në 1:2 në të mirë të mysafirëve, shkruan “VAR Kosova”.
Kështu, Greqia bëhet skuadra e dytë pas Anglisë që e mposhtë Kosovën në stadiumin mitik “Fadil Vokrri”.
Anglia ishte skuadra e parë që i shkaktoi Kosovës humbje në Prishtinë me rezultat të thellë në 0:4, ndeshje kjo që u zhvillua me 17 nëntor të vitit 2019.
Më poshtë rënditja e plotë e Kosovës me fitore, humbje dhe barazime:
Moldavia 1-1 Kosova
Suedia 1-0 Kosova
Kosova 0-4 Anglia
Çekia 2-1 Kosova
Kosova 2-0 Mali i Zi
Kosova 1-0 Gjibraltar
Angli 5-3 Kosova
Kosova 2-1 Çekia
Bullgaria 2-3 Kosova
Mali i Zi 1-1 Kosova
Kosova 2-2 Danimarka
Kosova 1-1 Bullgaria