Mesfushori i Atalantas, Josip Ilicic do t’i rikthehet futbollit pas disa muajve jashtë saj për shkak të problemeve personale që kishte pasur.

Ilicic humbi ndeshjet e Ligës së Kampionëve me Atalantas pas kthimit të futbollit për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

Janë raportuar arsye të ndryshme se pse Ilicic nuk kishte marrë pjesë në stërvitje dhe ishte larguar nga klubi.

Ai kishte menduar të tërhiqej nga futbolli vetëm pse e kishte tradhtuar gruaja.

Mirëpo, sipas Italian Football TV, Ilicic që nga nesër do t’i kthehet stërvitjeve me Atalantan.

Ilicic kontribuoi jashtëzakonisht shumë për Atalantan në rrugëtimin e saj në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A ku përfunduan në pozitën e tretë.

Atalanta do të jetë pse e Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm./VAR Kosova/