Mbrojtësi i talentuar, Albian Hajdari është transferuar në Juventus nga klubi zviceran Basel. Hajdari ka kompletuar marrëveshjen e tij me gjigantët italian dhe shumë shpejtë do të bëhet zyrtarizimi i tij, shkruan VAR Kosova.

Hajdari karrierën e ka filluar me Basel por kampioni italian ka vërejtur talentin e tij dhe ka vepruar në mënyrë të shpejtë për të siguruar shërbimet e tij.

Hajdari, 17 vjeçar, luan në pozitën e qendër mbrojtësit dhe kjo lëvizje në futbollin italian do të jetë shumë e rëndësishme për karrierën e tij, pasi italianët njihen si më të mirët në anën taktike dhe defanzive.

Albiani reprezenton Kombëtaren e Zvicrës për grup moshën U21.

Vlen të theksojmë se Hajdari do të jetë shqiptari i dytë, pasi aty do të gjejë sulmuesin Giacomo Vrioni. / VAR Kosova/

https://twitter.com/KosovanF/status/1307258137313972224/photo/1