Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Moldavisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të Ligës së Kombeve.

Challandes para vetit do ta ketë një kundërshtar të dobët, por jo krejtësisht të pafuqishëm, shkruan “VAR Kosova”.

Kështu, djelmoshat tanë mbërmë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para këtij takimit, ndërsa sonte në Parma të Italisë e kërkojnë fitoren.

Më poshtë ju sjellim formacionin e mundshëm se si do të paraqitet Kombëtarja jonë sonte ndaj Moldavisë.