Skuadra e Liverpoolit ka arritur ta mposhtë Arsenalin me rezultat final në 3:1, në takimin e xhiros së tretë në Premierligë.
Për Liverpoolin shënuan Mane, Robertson dhe Diogo Jota, ndërkaq golin e vetëm për Arsenali e realizoi, Lacazette, shkruan VAR Kosova
Pas kësaj fitore të madhe foli edhe tekniku Jurgen Klopp, ku ishte i nervozuar me analizën e ish-futbollistit të Man United, Roy Keane, pasi gjatë fjalimit te Klopp per “Sky Sport”, ai tha se skuadra e Liverpoolit bëri një përformancë të dobët sonte.
“A e dëgjova mirë se Z. Keane tha se ne sot kishim një përformancë të dobët, ai e tha atë? Ai tha që ne nuk ishim të qëndrueshëm? Unë mund të them se ky është parashikimi më i pabesueshëm i kësaj loje”, tha Klopp.
“Unë them se asgjë nuk ishte e dobët, ne triumfuam ndaj një skuadre në formë siç është Arsenali. Ata kishi dy mundësi, por që Alisson i priti. Kjo nuk ishte lojë e dobët përkundrazi ishte e fortë”, përfundoi tekniku gjerman.