Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka bërë një hap të madh  në karrierë, duke u transferuar te Lazio, shkruan VAR Kosova.

Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç.

Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

“Panorama Sport” mëson  se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës, transmeton VAR.

Ndërsa, klubi në të cilin ka filluar karrierën KF Liria e Prizrenit nuk do të përfitojë asgjë pasi nuk ka pasur kontratë të shitjes së tij në Besë të Kavajës.

Muriqi u transferua në skuadrën romake për shifrën 18 milionë euro.

26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon. /VAR Kosova/