Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021, por ende nuk ka vendosur të rinovojë apo të largohet, shkruan VAR Kosova.
Për shërbimet e Hysaj, klubi rus Spartak Moska ka dërguar ofertë zyrtare prej shtatë milionë euro dhe pagë vjetore tre milionë euro për yllin shqiptar, sipas gazetarit italian Ginaluca di Marzio.
Napoli ende nuk i ka dërguar ofertë të te Hysajt, përkunder vullnetit të trajnerit Genaro Gatusso që ta mbajë në skuadër futbollistin shqiptar. Hysaj në Napoli ishte transferuar nga Empoli. /VARKosova/