Kosova nuk ia doli mbrëmë ta mposhtë Moldavinë për t’i fituar tre pikë të mëdha, pasi takimi u mbyll në 1:1.

Për shkak të mungesave të mëdha të futbollistëve si pasojë e lëndimeve dhe procedurave me Covid-19, Challandes filloi me një formacion më ndryshe mbrëmë, shkruan “VAR Kosova”

Lojtarë si Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Leart Paqarada, Elbasan Rashani dhe Herolind Shala, nuk janë lejuar nga klubet e tyre të paraqiten në ndeshjen e dytë ndaj Greqisë në ‘Fadil Vokrri’, për shkak të gjendjes me pandeminë që po mbretëron në vendin tonë.

Në anën tjetër një mungesë e madhe për Kosovën ishte në repartin e sulmit. Vedat Muriqi po del të jetë një nga pikat më të forta që ka Kosova. Mungesa e tij përveç problemeve në repartin e sulmit po sjell probleme edhe në aspektin organizativ të lojës te “Dardanët”.

Kosova dhe Greqia do të luajnë me 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.