Kombëtarja e Kosovës ka luajtuar baras 1:1 me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan VAR Kosova.

Kosova e nisi ndeshjen më mirë por nuk krijonte raste të pastërta për gol, edhe pse kishte posedimin e topit.

Por, “Dardanët” u ndëshkua në minutën e 20-të nga sulmuesi, Ion Nicolaescu.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë, skuadra jonë filloi më mirë por goditje në portë nuk kishte.

Goditja e parë në kornizën e portës për Kosovën erdhi në minutën e 65-të, kur Milot Rashica tentoi me një goditje të fuqishme.

Kosova e  barazoi rezultatin kundër Moldavisë në minutën e 71-të.

Golin e barazimit e shënoi mbrojtësin Benjamin Kololli, i cili shënoi për rezultatin 1:1.

Kolollin e asistoi mesfushori Valon Berisha.

Ylli i “Dardanëve” në ndeshjen e sotme luajti në pozitën e qendërsulmuesit në mungesë të Vedat Muriqit, përkundër që Atdhe Nuhiu ishte i gatshëm për lojë.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Itali, e vlefshme për Grupi 3 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova është në grup me Moldavinë, Slloveninë dhe Greqinë. /VARKosova/