Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh ndaj Greqisë me rezultat 0:1, shkruan VAR Kosova.

Kosova e filloi ndeshjen në mënyrën më të keqe duke pësuar gol në minutën e dytë, pas një gabimi në mesfushë.

Në minutën e 11-të Arbër Zeneli doli i vetëm përballë portierit helenë, por që dështoi të shënonte.

“Dardanët” nuk ishin të qartë në idetë e tyre dhe në vetëm dy raste rrezikuan seriozisht portën e grekëve.

Posedimi i topit ishte në të mirë të Kosovës, duke e bajtur 52% të kohës në posedim.

Mbetet të shihet se cilat lëvizje do të jenë të përzgjedhësit Bernard Challandes në pjesën e dytë. /VAR Kosova/