Dje u tha ndryshe, e sot dikush tjetër thotë ndryshe.
Dje babai i Andi Zeqirit tha për “Super Sport” se sulmuesi 21-vjeçar do t’i bashkohet Kosovës, dhe se në FIFA tashmë është bërë kërkesa që ai të lirohet nga Kombëtarja e Zvicrës, shkruan VAR Kosova
Por sot, kompania që e ka nën menaxhim Andi Zeqiri, “Gold Kick Urscheler”, tha
se sulmuesi kosovar dëshiron të mbetet te Zvicra.
“Kompania Gold Kick SA dëshiron t’iu informojë se lojtari Andi Zeqiri (shtetas i Zvicrës dhe Kosovës) i ka dërguar një letër sot Federatës së Futbollit të Zvicrës ku thotë se ai dëshiron të vazhdojë të luajë për ekipin kombëtar të Zvicrës”, thuhet mes tjerash në reagimin e kompanisë.
Kështu, ende nuk dihet se kjo deklaratë të jetë e vërtetë apo jo!