Besa është rikthyer në elitën e futbollit kosovar pas dy vitesh qëndrimi në Ligën e Parë. Pejanët janë rikthyer me shumë surpriza, megjithëse për hir të së vërtetës do të jetë një edicion i vështirë për ta, pasi që drejtuesit e klubit kanë vendosur të orientohen nga e ardhmja.
Pikërisht, një futbollist i së ardhmes ka debutuar në moshën 16 vjeçare te kjo skuadër. Fjala është për mesfushorin Etnik Brruti.
Ai ka fituar besimin e trajnerit Jerome Klein, i cili e inkuadroi Brrutin nga minuta e parë në duel me FC Ballkanin.
Brruti është një talent fantastik nga qyteti i Kaçanikut, që po tregon paraqitje të shkëlqyera si futbollist, e për këtë ai ka fituar edhe besimin e drejtuesve të klubit pejan për të qenë pjesë e skuadrës së parë këtë edicion.
Kujtojmë se Brruti është pjesë edhe e Kombëtares U17 të Kosovës. /gazetasheshi/