Futbollistja e njohur japoneze, Yugi Nagasato, do të futet në analet e historisë së futbollit, shkruan VAR Kosova.

Nagasato do t’i bashkohet një skuadre në kategorinë e meshkujve për herë të parë në histori të futbollit.

Ajo do të huazohet në Hayabusa Eleven, duke u bërë futbollistja e parë që e bën një gjë të tillë.

Nagasato me Kombëtaren e Japonisë ka fituar një Kupë të Botës gjatë karrierës së saj. /VAR Kosova/