Rey Manaj përgatit largimin e tij nga Barcelona.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare pas 6 muajsh në radhët e Barcelonës kërkon të ndërrojë ambient pasi synon të luajë në nivele më të larta dhe jo në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.
Fillimisht u përfol për interesimin e dy klubeve të Serie A që kërkonin shërbimet e kuqeziut Veronës dhe Udineses, por nëse Hellas e hodhi vëmendjen nga një tjetër futbollist shqiptar talenti shqiptar Andi Zeqiri që luan në Zvicër, Udinese nuk shfaqi interes konkret për Manajn.
Së fundmi në skenë për të marrë futbollistin lushnjar ka dalë klubi i sapongjitur në Segunda Division, kategorinë e dytë të futbollit në Spanjë CD Castellon.
Barcelona e bleu Manajn nga Albacete për 700 mijë euro ndërsa nga shitja e tij te Castellon kërkon të arkëtojë rreth 1 milion euro.