Trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ia ka parë sherrin mungesës së syzeve të tij gjatë ndeshjes së djeshme mes Italisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që përfundoi 1 me 1.
Mediat në Itali kanë nxjerrë një episod interesant ndeshjes së mbrëmshme dhe formacionit me të cilin kishte vendosur të hyjë në ndeshje.
Sipas Italian Football TV, Mancinit iu ishte prezantuar formacioni nga asistentët e tij dhe ai e kishte aprovuar formacionin.
Por për shkak se nuk i kishte vendosur syzet, ai kishte menduar se në vend të Acerbit është e vendosur fytyra e Chiellinit.
Kështu formacioni zyrtar ishte dërguar tek organizatorët e ndeshjes me Acerbin startues dhe jo Chiellinit.
E vetmja mundësi që të ndryshonin formacionin që të mos futej në lojë Acerbi por Chiellini do të ishte që Acerbi të konfirmohej si i lënduar pak para fillimit të ndeshjes.
Mirëpo, në fund, tekniku italian nuk kishte ndryshuar asgjë dhe mbrojtësi i Lazios e kishte nisur ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa ai i Juventusit nga banka rezervë./VAR Kosova/