Spanjolli Javi Martinez mund të konsiderohet hero finales së Super Kupës së Europës. Me golin e tij në vazhdime, Bayern Munich e fitojë edhe këtë trofe.

Bavarezët mposhtën skuadrën spanjolle Sevilla, me rezultat 2-1. Në ndeshjen e zhvilluar në Budapest, të parët shënuan spanjollët.

Ocampos shënoi nga pika e bardhë në minutën e 13-të të ndeshjes.

Rezultati u barazua në pjesën e parë nga Leon Goretzka.

Gjermani shënoi pas asistimit të Robert Leëandoëksit në minutën e 34-të.

Në fillim të pjesës së dytë, Leëandoëskit iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë-loje.

Golin e fitores për Bayernin, e shënoi Javi Martinez në pjesën e parë të vazhdimeve, vetëm pesë minuta pasi hyri në lojë.

Martinez gol po kaq të rëndësishëm kishte shënuar në fitoren kundër Chelseat, po ashtu në Super Kupën e Europës në vitin 2013.

Atëkohë, Martinez kishte shënuar në minutën e 120-të.