Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testin që ka bërë para se t’i bashkohej bashkëlojtarëve të ri, shkruan VAR Kosova.
Sipas gazetës italiane, “Tutto Mercato”, sulmuesi i Kosovës ka testuar pozitiv me Covid-19. Muriqi ditë më parë kompletoi transferimin e tij në Lazio nga Fenerbahce, duket se debutimi i tij në futbollin italian do të shtyhet së paku edhe për dy javë,
Për infektimin e Muriqit me koronavirus ka pasur raportime edhe nga mediet turke, sa ishte pjese e gjigantit turk, por që ishte mohuar nga zyrtarët e Fenerbahces.
Mbetet të shihet se a do të mund të paraqitet për Përfaqësuesen e Kososvës në ndeshjen e tetorit, kundër Maqedonisë së Veriut, që është vendimtare për rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian “Euro2021”. /VAR Kosova/