Leo Messi ditë më parë e bëri të ditur qëndrimin e tij te skuadra e Barcelonës, pasi ai ishte i lidhur me një largim nga “Camp Nou” këtë verë.

“Jashtëtokësori” në një intervistë eksluzive për “Goal” tregoi se pse po qëndron te Barcelona dhe mes tjerash ai tregoi se si djali i tij, Thiago e pyet shpesh për Ronaldon, shkruan “VAR Kosova”.

“Përveç lojtarëve të Barcelonës që i takon, Thiago flet shumë për Cristiano Ronaldon dhe më pyet për të gjatë gjithë kohës”.


Kujtojmë se fituesi i gjashtë “Topave të Artë”, do të qëndrojë te Barça edhe për një sezon, ku sot pritet t’i rikthehet edhe stërvitjeve.