Emri i Lionel Messi ishte në ballinat e gazetave botërore gjatë muajit gusht, pas kërkesës së tij për largim nga Barcelona. Messi kërkonte largimin nga klubi kataluanas pas turpërimit në Ligën e Kampionëve dhe dështimit në La Liga, shkruan VAR Kosova.

Largimin nga klubi me të cilin fitoi gjithçka në futboll e tentoi përmes babait të tij, Jorge Messi, i cili është edhe agjenti i tij.

Babai i tij nuk arriti ta largonte nga Barcelona dhe këtë e ka kritikuar legjenda e Argjentinës, Hernan Crespo.

Sipas Crespos, pa dashur ta disrespektojë babain e Messit, thotë se ai nuk është i duhuri për ta menaxhuar, pasi kjo punë është shumë e komplikuar.

“Nuk është njëjtë të flasësh si agjent dhe si baba, pasi agjenti nuk flet apo shikon aspektin familjar. Babai i tij nuk e ka përvojën në krahasim me të tjerët. Po flasë për drejtorët, kontratat dhe paratë”, ka deklaruar Crespo, transmeton VAR Kosova.

Messi nuk arriti të gjente një mirëkuptim me presidentin e Barcelonës, Jopes Bartomeu, i cili deklaronte se klauzola e yllit argjentinas nuk ka skaduar këtë sezon dhe se ai mund të largohet vetëm nëse dikush paguan 700 milionë euro.

Fituesi i gjashtëfishtë i “Topit të Artë” do të qëndrojë në Barcelonë edhe këtë sezon dhe pastaj do të largohet si futbollist i lirë.

Crespo si futbollist aktiv ka luajtur për Parmën, Lazion, AC Milan, Chelsea dhe Inter. /VARKOSOVA/