Skuadra nga Suhareka Ballkani, ka arritur të marr tri pikë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Superligën e Kosovës.

Suharekasit kanë shënuar katër gola në Pejë, duke mposhtur 1-4 Besën e Pejës.

Në pjesën e parë shënoi Leotrim Bekteshi për epërsinë e Ballkanit (31).

Sulmuesi Mirlind Daku shënoi dy gola të shpejt, në minutën e 51-të dhe 53-të.

Pastaj Daku shënoi edhe golin e tretë personal në këtë ndeshje në minutën e 68-të, nga pika e bardhë.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Salihu në minutën e 89-të.