Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi sot ka kompletuar transferimin e tij në SS Lazio, duke arritur “kontratën e karrierës”, shkruan VAR Kosova.

Muriqi dje bëri vizitat mjekësore, të cilat i kaloi pa problem ndërsa sot është prezantuar me fanellë dhe ka nënshkruar kontratën me italianët.

Të pranishëm në nënshkrimin e kontratës ishin edhe drejtori sportiv shqiptar i Lazios, Igli Tare dhe agjenti Shkumbin Qorrmemeti.

Lazio ka publikuar videon ku shihet Vedat Muriqi duke nënshkruar kontratën me klubin e ri.

Në arkat e klubit turk do të shkojnë 20 milionë euro (18 milionë, plus dy tjera bonuse).

Muriqi do të ketë një pagë prej 2.2 milionë në sezon, plus bonuset. /VAR Kosova/