Futbollisti i njohur i Llapit, Liridon Leci ka humbur sezonin e ri ende pa filluar. Leci ka lënduar ligamentet e gjurit të djathtë në fazën përgatitore, shkruan VAR Kosova.

Sipas “Gazetës Olle”, Leci u dëmtua në miqësoren e Llapit me Skënderbeun në Shqipëri.

Lojtari ka bërë rezonancën, ku u kuptua që ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë.

Leci ka filluar menjëherë fazën rehabilituese.

Ai u transferua te llapjanët pas aventurës te Drita ku për tri vjet fitoi dy tituj. /VAR Kosova/