Frank Lampard dhe Jose Mourinho janë fjalosur ashpër gjatë ndeshjes Tottenham – Chelsea, në kuadër të Carabao Cup (Kupa e Ligës), shkruan VAR Kosova.

Lampard trajner i Chelsea dhe Mourinho i Tottenham, janë fjalosur pasi nuk ishin të kënaqur me vendimet e gjyqtarëve.

Sipas gazetarëve anglezë që janë prezent në ndeshje, besohet se Lampard i ka thënë Mourinhos “të qetësohet dhe të ulet”.
Por, Mourinho ka reaguar ashpër në drejtim të trajnerit anglez, madje edhe me anë të gjesteve duke u nënkuptuar që Lampard të jetë më i qetë.

Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.
Duket se derbi lokal i Londres ka bërë shoket e mirë të “prishin” raportet mes tyre.

José Mourinho në kaluarën ishte trajner i Chelsea, duke fituar tre tituj të Premierligës. Gjatë atyre viteve, Mourinho e kishte futbollist Lampardin dhe nën urdhrat e tij ishte ndër më të mirë në botë.

Chelsea është duke fituar me rezultat minimal 0:1, me golin e sulmuesit gjerman, Timo Werner. /VAR Kosova/