Tottenham Hotspur ka vazhduar tutje në EFL Cup, duke e mposhtur Chelsean pas ekzekutimit të penalltive në shtëpi.

Koha e rregullt e ndeshjeve përfundoi 1:1, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive, ishte Tottenham skuadër më e saktë, duke fituar 5:4.

Në minutën e 19’, Timo Werner me një gol të bukur, kaloi Chelsean në epërsi.

Tottenham arriti të barazonte në 1:1 rezultatin në minutën e 83’, me golin e shënuar nga Eric Lamela.

Në serinë e ekzekutimit të penalltive, ishte Tottenham skuadër më e saktë, duke fituar 5:4, me Mason Mount që dështoi në goditjen vendimtare.