Trajner i njohur i Ballkanit, Ismet Munishi, ka konfirmuar se Blend Baftiu do të përfshihet për ndeshjen me Feronikelin, shkruan VAR Kosova.
Munishi për “VAR Kosova” ka deklaruar se Baftiu është i ftuar për derbin me ish kampionin e Kosovës.
“Blend Baftiu është ftuar në listën prej 18 futbollistëve, është i gatshëm për ndeshje, ende nuk kam vendosur për formacionin startues”.
Një ndër emrat më të përfolur këtë verë ishte fantazisti Blend Baftiu, i cili ende nuk e ka të ardhmen e qartë sa i përket klubit të ardhshëm.
Mediet vendore raportuan se Baftiu do të transferohet në Turqi në klubin e Alanyasporit, por që ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshje, edhe pse oferta zyrtare kishte mbërritur tek zyrtarët e klubit nga Theranda.
Ndeshja Ballkani – Feronikeli do të zhvillohet sot nga ora 16:00 në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.
Që të dy skuadrat në xhiron e parë kanë fituar, Ballkani në udhëtim ndaj Pejës me rezultat 1:4, ndërsa Feronikeli mposhti nën kampionin Gjilani me rezultat 4:0. /VAR Kosova/