Sipas të përditshmës spanjolle “Mundo Deportivo” portieri i Kosovës, Aro Muric është gati t’i bashkohet skuadrës së Gironas në La Liga 2.


Murici i cili është pjesë e Manchester Cityt do të transferohet te Girona për sezonin e ri, shkruan VAR Kosova.

Në aventurën e tij të fundit si huazim në Nottingham Forest, ai nuk ka qenë titullar dhe zhvilloi gjithsejtë 5 paraqitje në Championship.