Transferimi i sulmuesit shqiptar nga Kosova, Vedat Muriqit në Lazio është gjithnjë më afër, shkruan VAR Kosova.

Ditë më parë gazetari i njohur italian, Gianluca di Marzio raportoi se Fenerbahce dhe Lazio kanë arritur marrëveshje për Muriqin për shumën e 20 milionë eurove.

Ndërsa, sot mediumi turk “Miliyet” raporton se zyrtarizimi nga të dyja palët do të bëhet së shpejti.

Sulmuesi nga Prizreni do të udhëtojë në Itali të enjten dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën me Lazion.

Muriqi tashmë ka filluar ta ndjekë Lazion edhe në rrjetet sociale.

Rol kyç në transferimin e Muriqit te Lazio luajti edhe drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Igli Tare. /VAR Kosova/