Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është kthyer te skuadra e Napolit, ku po zhvillon përgatitjet për fillimin e sezonit të ri të Serie A, shkruan VAR Kosova.
Rrahmani pas dy ndeshjeve të zhvilluara me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve, i është bashkuar bashkëlojtarëve të tij në Napoli.
Para fillimit të edicionit të ri, mbrojtësi ynë i është drejtuar me një video tifozëve napolitan.
“Përshëndetje të gjithëve, jam i lumtur që jam këtu, shihemi së shpejti. Forca Napoli”.
Rrahmani po bëhet gati për sfidën e re me Napolin në Serie A, ku ndeshjen e parë të sezonit të ri do ta zhvillojnë kundër Parmas me 20 shtator.
Ish mbrojtësi i Drenicës në Napoli është transferuar për 14 milionë euro nga Hellas Verona këtë afat kalimtar të verës. /VAR Kosova/




























