Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, në orët e para të mëngjesit ka udhëtuar për në klinikën Paideia për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, shkruan VAR Kosova.
Prizrenasi do t’i kryej testet mjekësore para zyrtarizimit si futbollist i ri i Lazios.
Lazio dhe Fenerbahce kanë arritur marrëveshje për transferimin e kosovarit për 18 milionë euro plus dy të tjera në formë bonusesh.
Kujtojmë që reprezentuesi i “Dardanëve” ka arritur marrëveshje për një kontratë katër vjeçare me Lazion nga e cila do të fitojë mbi dy milionë euro pagë vjetore.
Ish sulmuesi i KF Lirisë gjatë ditës së diel ka udhëtuar drejt kryeqytetit italian Romës.
Sezonin e kaluar me Fenerbahcen shënoi 17 gola në 36 ndeshje. /VAR Kosova/