Edhe katër ditë na ndajnë nga ndeshja e KF Dritës në kuadër të kualifikimeve në Ligën e Evropës. Drita do të udhëtojë për në Maqedoni të Veriut për ta zhvilluar ndeshjen e vlefshme të raundit të dytë të Ligës së Evropës kundër Sileks, shkruan VAR Kosova.
Interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh, ndërsa deri më tash është konfirmuar se këtë ballafaqim do të transmetohet në televizionin shtetëror të Maqedonisë.
Drejtuesit e televizionit shtetëror dhe skuadra nga Kratova kanë arritur sot marrëveshjen për transmetimin e këtij takimi, që në program është me datë 17 shtator.
Drita ishte e pa fat në Ligën e Kampionëve përkundër se kishte fituar ndeshjen e parë të rrethit parakualifikues, nuk u lejua të zhvillonte finalen ndaj Linfieldit për shkak të rasteve me koronavirus.
Kampionia e Kosovës është e kompletuar për këtë sfidë dhe tashmë ka udhëtuar për në shtetin fqinj për ta përgatitur ndeshjen sa më mirë. /VAR Kosova/