Kampionati francez është rikthyer në fokus të shqiptarëve pasi tre futbollistë të Kombëtares së Kosovës aktivizohen në klube franceze, shkruan VAR Kosova.

Pas dyshes Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, ditë më parë në kampionatin francez u transferua edhe fantazisti nga Prizreni, Bersant Celina i cili do të veshë fanellën e Dijonit.

Berisha e Zeneli që paraqiten të Reims sot nga ora 14:00 do të ketë një ndeshje të vështirë në udhëtim ku ndeshen me Angers.

Dyshja kosovare në dy takimet e para në Ligën franceze nuk startuan titullarë me shpresë se këtë herë do ta kenë besimin e plot të trajnerit.

Një tjetër futbollist i Kosovës që këtë edicion iu bashkua kampionatit francez, Bersant Celina pritet të debutime Dijonin që para tifozëve të vetë nga ora 14:00, ballafaqohet me Brest.

Celina nga Swansea iu bashkua skuadrës franceze me shpresë se do të mund t’i shpalos gjitha vlerat e veta. /VAR Kosova/