Martin Odegaard mund të frymojë lirshëm pas marrjes së përgjigjjes të testit të dytë për koronavirus, shkruan VAR Kosova.

Ylli norvegjez ditë më parë rezultoi pozitiv me koronavirus, por duket se ka qenë i rremë testi apo fals. Real Madridi ka testuar të gjithë futbollistët dhe të gjitha rezultatet janë negative, përfshirë edhe i talentit Odegaard.

Kjo do të thotë që Odegaard do të jetë në gjendje të stërvitet në Valdebebas dhe të luajë kundër Betisit, në Seville, këtë të shtunë.

Real Madridi e dha lajmin e mirë në lidhje me përgjigjen e testeve nëpërmjet një njoftimi zyrtar:

“Real Madrid CF komunikon se pas testeve të fundit COVID-19 të kryera në ekipin tonë të parë të futbollit dhe staf, të gjitha rezultatet kanë qenë negative.”