Tashmë si duket gjithçka ka marr fund sa i përket transferimit të Vedat Muriqit në Lazio.
Gazetari i njohur italian, Di Marazio para pak çastesh e ka bërë të ditur se Fenerbahce dhe Lazio kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 17.5 milionë euro për kartonin e sulmuesit kosovar, shkruan “VAR Kosova”.
Sipas gazetarit italian, ka mbetur vetëm puna me dokumeta dhe Muriqi do të jetë futbollisti më i ri i Lazios.
#Lazio–#Muriqi, operazione chiusa: scambio documenti in corsohttps://t.co/XgBRZz2FLc
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 5, 2020