Presidenti i Fenerbahces, Ali Koç ka reaguar pas transferimit të Vedat Muriqit në Lazio.
Ai tha se ndihet krenar që sulmuesi kosovar po shkon në një skuadër si Lazio, por edhe i mërzitur që u largua nga Feneri, shkruan VAR Kosova
“Vëllai Vedat po na lë, ne jemi të mërzitur, e kemi dashur shumë, edhe pse ishte vetëm një vit në Fenerbahce. Tifozët tanë e donin shumë. Ai bëri gjithçka për Fenerin me zemrën e tij të guximshme. Shpresoj se do t’ia plotësojmë vendin. Vedati e donte këtë transferim. Rruga e mbarë, suksese Vedat”, shkruan presidenti i Fenerbahces, Ali Koç.
Kujtojmë se para dy ditësh Vedat Muriqi u prezantua te klubi i Lazios, ku firmosi me çmimin 18 milionë euro dhe kontratë që do ta mbajë atë në Itali për 5 vite.