Me tre gola të shënuar, Prishtina ka arritur të marr tri piëkt e para në sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

Në ndeshjen e parë nën drejtimin e Zekirija Ramadani, Prishtina mposhtri Drenicën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Leutrim Bekteshi, Endrit Krasniqi dhe Oto John ishin golashënuesit në këtë ndeshje.

 I shërbyer nga Gledi Mici, Leutrim Bekteshi e hapi llogarinë e golave të shënuara te Prishtina sivjet, duke shënuar në minutën e 32-të.

Me të filluar pjesa e dytë, për 2-0 shënoi Endrit Krasniqi, i asistuar nga Oto John, për t’ia dhënë sigurinë kryeqytetasve në vazhdim të ndeshjes.

Me dominimin e Prishtinës që vazhdoi, erdhi edhe një tjetër gol. Oto John shënoi në minutën e 74-të./VAR Kosova/