Drita ka përfunduar stërvitjen e fundit para se të niset në drejtim të Polonisë për t’u përballur me Legian në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Evropës.
Klubi kosovar ka njoftuar se ka përmbyllur me shumë sukses stërvitjen e tyre të planifikuar që u zhvillua në Durrës.
E vetmja gjë negative nga kjo stërvitje e kompletuar është se kapiteni Ard Limani ka pësuar një lëndim të lehtë dhe do të vendoset në Varshavë se a do mund të luajë.
Durrës, 22.09.2020Tropikal ResortPerfundon stervitja e fundit ne DurresKlubi jone sonte ka mbyllur diten e katert…
Drita do të përballet me Legian të enjten e kësaj jave nga ora 20:30.
Më poshtë keni postimin e plotë dhe pa ndërhyrje të Dritës:
Perfundon stervitja e fundit ne Durres
Klubi jone sonte ka mbyllur diten e katert te pergaditjeve para nisjes per ne Varshave te Polonis.
Ekipi neser do te udhetoje e kompletuar nga Tirana dhe ne forme te mire fizike, ne perjashtim te kapitenit Ard Limani i cili stervitjen e fundit mori nje lendim te lehte dhe do te vendoset ne stervitjen e fundit ne Varshave se a do te jete i gatshem per ndeshje.
Klubi falenderon shume presidentin e ekipit te Skenderbeut dhe Tropikal Resort z. Ardian Takaj per kushtet e ofruara per pune dhe per korrektesin.
E gjithe vemendja tek ndeshja..!
FORCA DRITA /VAR Kosova/