Kosova nikoqire, por Greqia është favorite. Të paktën kështu vlerësojnë bastoret kryesore botërore.

Përballja Kosovë-Greqi e Grupit 3 të Ligës së Kombeve, sipas bastoreve, do t’i takojë mysafirëve.

Bet365, e sheh Greqinë si favorite, pasi i ka vënë kuotën 2.25 për të fituar, derisa fitores së mundshme të Kosovës i vë kuotë më të lartë, 3.04, kurse barazimi vlerësohet me kuotën 3.01.

Edhe 888sport e ka dhënë vlerësimin e njëjtë.

Në ndeshjen e parë të luajtur në Parma të Italisë, Kosova ka barazuar 1-1 me Moldavinë.