Ylli portugez Cristiano Ronaldo, ka qenë i pranishëm në stadium ‘Estádio do Dragão’ në fitoren e Portugalisë 4-1 kundër Kroacisë.

Në këtë ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve, futbollisti i Juventusit kishte shkuar pa maskë.

Mirëpo rregullat, janë rregulla. Edhe nëse je Cristiano Ronaldo, në Portugali dënohesh nëse nuk e vendos maskën.

Një punonjëse e sigurisë në stadium, ka urdhëruar Ronaldon që të vendos maskën në fytyrë.

Vendosja e maskës është bërë obligim si pasojë e pandemisë COVID-19.

Ronaldo që nuk luajti në këtë ndeshje, duhet të shënojë vetëm edhe një gol që të mbërrijë shifrën 100 gola me Portugalinë./VAR Kosova/