Futbollisti i talentuar anglez, Jadon Sancho ka trullosur bashkëlojtarin e tij te “Tre Luanët”, Maguire deri në rrëzim në fushë.
Sulmuesi i Dortmund që gjatë gjithë verës ka qenë pjesë e raportimeve për një kalim tek Manchester United ka dribluar aq keq mbrojtësin e United, aq sa ia ka humbur ekuilibrimin dhe është rrëzuar.
Kjo ngjarje ndodhi gjatë seancës stërvite të kombëtares angleze dhe ka ngjallur reagime të shumta në kampin e Tre Luanëve.
“Padyshim që është qesharake si situatë, sepse ai u rrëzua, por në fakt unë nuk e kuptova pse i ndodhi ashtu, sepse unë nuk isha afër tij, isha larg. Ndoshta pse jam i ri në kombëtare, e ai nuk e kishte pritur që mund të bëja diçka të tillë”, është shprehur Sancho pas stërvitjes./VAR Kosova/